“KU ISHIM DJE DHE KU JEMI SOT”/ Këto 2 postime të Bebe Rexhës do t’jua mbushin sytë me lot… (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“KU ISHIM DJE DHE KU JEMI SOT”/ Këto 2 postime të Bebe Rexhës do t’jua mbushin sytë me lot… (FOTO+VIDEO)

“KU ISHIM DJE DHE KU JEMI SOT”/ Këto 2 postime të Bebe Rexhës do t’jua mbushin sytë me lot… (FOTO+VIDEO)

Si një yll gjithnjë në ngritje, Bebe Rexha ishte e ftuar për të performuar në Lollapalooza, festival që organizohet çdo vit dhe përqëndrohet më së shumti në muzikën rrok, heavy metal, hip hop, muzikë elektronike, por jo vetëm, duke ftuar disa prej artistëve më në zë të momentit.

Lollapalooza 2018 u organizua në Grant Park në Illinois, ku Bebe performoi para një audience të tillë.

Gjithsesi, të përqëndrohemi tek postimet e saj: I pari është një foto-kolazh alla “Ku ishim dje dhe ku jemi sot”, në të cilën duket Bebe teksa perfomon në një klub nate vite më parë, që nuk ka të krahasuar me audiencën sot.

Started from the bottom now we here.

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on

I dyti, ka të bëjë me një video emocionuese. Siç mund ta kuptoni, Bebe ka mbaruar performancën dhe është larguar nga skena ashtu si edhe një pjesë e publikut, mirëpo disa nuk pushojnë së brohorituri “Edhe një, edhe një, edhe një”.

Fill sapo këngëtarja rikthehet, dhjetra të tjerë (që ishin larguar) vrapojnë drejt skenës.

“Sapo kisha përfunduar performancën dhe isha mbrapa skenës duke u bërë gati për t’u larguar, por ju donit edhe një këngë. Kështu që vrapova sërish, sepse ju dua. Ju dua shumë”, shkruan ajo.