AKSESORI I MOMENTIT/ Harrojini vetullat e Rihanna-s, kthejini sytë nga Beyonce. Detaji në… (FOTO) – AlpeGossip
AKSESORI I MOMENTIT/ Harrojini vetullat e Rihanna-s, kthejini sytë nga Beyonce. Detaji në… (FOTO)

AKSESORI I MOMENTIT/ Harrojini vetullat e Rihanna-s, kthejini sytë nga Beyonce. Detaji në… (FOTO)

Beyonce është në koverin e revistës “Vogue” për muajin shtator dhe me siguri që është një nga imazhet më interesante që do të shikoni këtë sezon.

Revista prestigjioze e modës i dha liri të plotë divës së muzikës, e cila zgjodhi fotografin 23-vjeçar Tyler Mitchell që të realizonte idetë e saj.

Tyler në këtë mënyrë bëhet fotografi i parë me ngjyrë në histori, që realizon një kover për “Vogue”.

Një nga detajet që bie në sy është aksesori që ka zgjedhur të vendosë mbi kokë këngëtarja: një kurorë gjigande me lule natyrale.

Ky trend duket se do të vazhdojë të pushtojë rrjetet sociale.

Në një tjetër foto, Beyonce shfaqet e veshur si perëndeshë, me fustanin e florinjtë dhe një kurorë të artë, që të jep idenë e diellit.