“Shtëpinë e kam ndërtuar vetë”, Eno i kthehet Samir Manes: Po ti qenke ustallar… (VIDEO) – AlpeGossip
“Shtëpinë e kam ndërtuar vetë”, Eno i kthehet Samir Manes: Po ti qenke ustallar… (VIDEO)

“Shtëpinë e kam ndërtuar vetë”, Eno i kthehet Samir Manes: Po ti qenke ustallar… (VIDEO)

I ftuar “Në kurthin e Piten Pan” në Tv Klan, biznesmeni Samir Mane është “ngacmuar” nga pyetjet pikante të fëmijëve.

Eno nga Korça ka qenë njëri prej fëmijëve që shkaktoi më së shumti të qeshura në sallë.

Eno: Sa Lekë e ke blere TEG-un dhe sa i ke paguar ustallarët?

Samir Mane: “TEG-un e kam ndërtuar vet dhe ustallarët i kam paguar shumë mirë dhe prandaj ka dalë aq shumë i bukur”.

Eno: Po sa lekë i ke paguar?

Samir Mane: “Po ku e mbaj mend unë tani, ajo ka 5 vjet”.

Eno: Sa të madhe e ke shtëpinë dhe sa lekë e ke blerë?

Samir Mane: “Shtëpinë e kam çka të madhe, edhe nuk e kam blerë por e kam ndërtuar vetë. Kështu që nuk e mbaj mend sa lekë e kam blerë, se e kam ndërtuar vetë me ustallarët”.

Eno: Po ti vet i merr tullat edhe i vendos. Ti qenke ustallar vet.

Samir Mane: “Edhe biznesmen, edhe usta”. /