“Sa e ke rrogën?” Samir Mane “djersitet”, por përgjigjet me shifër konkrete – AlpeGossip
“Sa e ke rrogën?” Samir Mane “djersitet”, por përgjigjet me shifër konkrete

“Sa e ke rrogën?” Samir Mane “djersitet”, por përgjigjet me shifër konkrete

Më shumë sesa një shifër konkrete me të cilën mund të shpërblehet puna e një biznesmeni, për Samir Manen, natyrisht funksionon ndryshe. Ai është themelues i disa kompanive që kanë punësuar mijëra njerëz që mbajnë familjet e tyre. Megjithatë, sa herë është fjala për njerëz të pasur dhe biznesmenë si Samir Mane, të gjithë njerëzit, të mëdhenj e të vegjël, kanë të njëjtën pyetje “Sa fiton në muaj?”, “Sa e ke rrogën?”

Këtë pyetjen e fundit, biznesmenit ia bënë sonte edhe fëmijët e Piter Panit, të cilët, ngado që e rrotulluan pyetësorin, nuk mund t’i linin jashtë pyetjet për paratë.

“Sa e ke rrogën?” ishte pyetja konkrete e njërit prej tyre dhe Samiri u përgjigj me një shifër konkrete: “Unë e kam rrogën 1 milion lekë…” – tha ai me të qeshur.

Pas kësaj përgjigjeje, të gjithë e dinë që më shumë sesa një shifër, modeste apo jo, 1 milion, më shumë apo më pak, biznesmeni i njohur ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për të ndihmuar fëmijë dhe familje në nevojë.