E goditën me thikë pas një sherri në Prishtinë: Reperi tregon sesi qëndron e vërteta – AlpeGossip
E goditën me thikë pas një sherri në Prishtinë: Reperi tregon sesi qëndron e vërteta

E goditën me thikë pas një sherri në Prishtinë: Reperi tregon sesi qëndron e vërteta

DJ Blunt u bë pjesë e një sherri banal, i cili gjeneroi deri në përdorimin e armëve të ftohta.

Lidhur me ngjarjen DJ-i, emri i vërtetë i të cilit është Edon Dedi, tregoi se situata ndodhi për shkak të një mikut të tij, për të cilin Blunt ishte ndier i detyruar që të ndërhynte.

“Nuk është e vërtetë fare, që jam therur me thikë. Unë jam duke u marr me klipin më të ri që e kemi publikuar sot, të quajtur “Dubai”. Ajo ngjarje që u raportua në media ka qenë pjesë e një problemi që një shoku im ka pasur me disa persona. Unë vetëm e kam ndihmuar. Asgjë më shumë”, u shpreh Blunt për “Insajder”.

Duke vijuar më tej, ai tregoi se nuk ishte prekur nga kjo situatë dhe momentalisht ndodhej në shtëpi duke pushuar. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, 8 qershor dhe nga përplasja u raportua nga policia se mbeti i plagosur me thikë reperi.