OFENDIME DHE REPLIKA NË RRJET/ Si nisi “SHERRI” mes Meridianit dhe Romeo Veshajt? SHKAK u bë… (POSTIMET) – AlpeGossip
OFENDIME DHE REPLIKA NË RRJET/ Si nisi “SHERRI” mes Meridianit dhe Romeo Veshajt? SHKAK u bë… (POSTIMET)

OFENDIME DHE REPLIKA NË RRJET/ Si nisi “SHERRI” mes Meridianit dhe Romeo Veshajt? SHKAK u bë… (POSTIMET)

Që prej daljes së Meridiantit nga shtëpia e “Big-brother VIP” kanë nisur thumbat dhe ngacmimet në rrjet me tij dhe Romeo Veshajt.

Gjithçka ka nisur për shkak të kunjave që ka bërë ndaj banorëve dhe kryesisht çiftit Donald- Beatrix. 

Më 9 janar Donaldi mori tre parashuta surprizë brenda shtëpisë dhe të gjitha kishin të bënin me ndjenjat e tij për Borën dhe lidhjen që ka patur me të. Gjatë një bisede me Beatrixën ai i tregoi asaj se ishte ditëlindja e Borës dhe ajo u treguar mjaft mirëkuptuese me të.

Mirësjellja e Trixës nga vëllai dhe mamaja e saj të cilët e përgëzuan me postime në rrjetet sociale.

Por me një pyetje në “Instastory”, Meridiani ka thumbuar familjarët e Beatrix, që i dolën në mbështetje pas surprizave me parashuta:

“Po juve jua justifikojnë tradhtinë njerëzit e nuses, se na habitën.”- shkruan Meridiani në Instastory.

Pas kësaj i ftuar në “Fun Club” Meridiiani përmendi Donalin ku thoshte se unë nuk do e kisha problem nëse do quhesha si Meridiani i Marsit, kjo bie në kundërshtim me atë që ky i fundit i tha Donaldit kur u bë pjesë e “Big Brother” se do e kishte problem nëse do njihej si Meridiani i dikujt tjetër. Kjo u diskutua pasi Donaldin e njihnin si Donaldi i Borës dhe jo si ai vet.

Kjo video e tij qarkullon masivisht në rrjet ku dhe thumbat e Romeos kanë qenë të shumta.

Reagimi i Romeos që nxiti debat mes tij dhe Meridianit.

Pas postimit të Romeos sërish Meridiani nuk i ka ndalur thumbat dhe duke replikuar me atë duke e quajtur PR sufllaqesh.

“Ta sqarojmë njëherë e mirë këtë PR e sufllaqeve. Krenar për një femër aq kohë sa e ke në krahë, boll u kapët pas b… të vajzave kur jeni ndarë. Se të gjithë ju njohin si kunetërit e shokëve Xhemal!
PS: Je lodh shumë vëlla me PR duke thënë që Meridiani iu ndau nga gratë që ju kishin nda më parë! Shko gjuaj për ndonjë tjetër me lekë vëlla se vetë e ke ndrit. Artistët e Shqipërisë këta…”

Dhe kështu vijoji “sherri” mes Romeos dhe Meridianit, aktori publikoi një video të një demi në “Instastory” duke thumbuar ish-banorin e “Big Brother VIP”.  Ndërkohë  reagimi i Romeos  ka qenë edhe me i ashpër, i cili i është përgjigjur: Nuk bëhet m*ti petull Meridian Ramçaj. Meqë ky qoftja ka nevojë për pak emër, të gjithë bëni hashtagun nukbëhetmutipetull dhe bëjini Tag Meridian Ramçajt.

Postimi

Meridiani pretendon se Romeo e kishte telefonuar më herët për t’u takuar, që ai të ndalë sulmet ndaj Donaldit, për të cilin duhet thënë se po punohet fort nga jashtë për ta nxjerrë fitues.

Meridiani e quajti adoleshent dhe provincial Romeon dhe ai nuk nguroi t’ia kthente me të njëjtën mënyrë.

Postimet e fundit të Meridianit.

Por nuk mund të lëmë pa përmendur se e gjitha kjo më sipër erdhi se si pasojë e nominimit ë bëri Donaldi, ku futi veten e tij, Ilirin dhe Meridian, ku ky i fundit u largua pasi ishte në mes të dy konkurentëve të fortë.

Alpegossip.al