LETRA/ Koronavirusi më detyroi të izolohem në një shtëpi me ishin – AlpeGossip
LETRA/ Koronavirusi më detyroi të izolohem në një shtëpi me ishin

LETRA/ Koronavirusi më detyroi të izolohem në një shtëpi me ishin

Të izolohesh me dikë që do është e vështirë. Të izolohesh me dikë që doje dikur është akoma më e vështirë.

“Në janar, unë dhe gruaja ime, bashkë prej 12 vitesh, folëm për divorcin. Të dy po rritemi si individë dhe jo si çift dhe thjesht largohemi nga njëri-tjetri dita ditës. Deri para pandemisë, jetoja te shtëpia e një shoku. Por kur u përkeqësua situata, dola në përfundimin se do të ishte më mirë të qëndroja në shtëpi duke qenë se kam probleme me imunitetin dhe kam vuajtur nga kanceri. Dua të kem sa më shumë kontroll mbi vendin ku jetoj, ta mbaj pastër dhe të shmang infeksionet e mundshme.

Sfida qëndron te zënkat dhe pamundësia për t’u larguar nga shtëpia. Për shembull, kisha porositur lule për një kolege që ishte diagnostikuar me COVID-19. Ajo pa faturën dhe menjëherë më akuzoi se po e tradhtoja me dikë tjetër. Në atë pikë, gjendja ishte e tensionuar dhe e ngarkuar. S’pranonte të dëgjonte asgjë. Natyrshëm, nisa të mbrohesha. Duke qenë se kemi shumë vite bashkë, dimë çfarë e acaron tjetrin.

Jetojmë në një apartament 110 metra katrorë. Me pak fjalë, ajo duhet të futet në dhomën e gjumit dhe unë në dhomën ekstra. Mëngjesi i të nesërmes është kaq i sikletshëm. Tensioni ndihet në gjithçka që bëjmë.

Një natë lashë një pjatë në lavaman dhe në mëngjes gjeta një shënim në frigorifer që shkruante “Je i rritur, të lutem pastro rrëmujën që bën.” Mund të themi që është e vështirë. Çdo ditë bindem që do të divorcohemi. Do të ishte shumë herë më mirë të izolohesha vetëm.” — Anonim