Fatma Methasani ka treguar gjatë kësaj kohe me anë të postimeve të ndryshme se po e shijon maksimalisht qëndrimin me më të voglin e shtëpisë, Noah.
Së fundmi moderatorja ka publikuar një foto ku ka treguar se ka nisur të punojë, por ka një asistent mjaft të veçantë pranë saj.
“Kam një asistent special kur punoj”, ka shkruar Methasani krah fotos kur shfaqet kompjuteri dhe dora e vogël e Noah.
Fatma ka ndarë postime të ndryshme krah Alfios dhe të voglit të tyre në natyrë, duke zbuluar për të gjithë se këto kohë janë vetizoluar në fshat dhe po e shijojnë natyrën dhe gjithë të mirat që të ofron ai vend.