“GJIKO CHALLENGE ËSHTË KOPJUAR”/ Olti Curri zbulon të vërtetën dhe "flliq" publikisht reperin (FOTO) - AlpeGossip
“GJIKO CHALLENGE ËSHTË KOPJUAR”/ Olti Curri zbulon të vërtetën dhe “flliq” publikisht reperin (FOTO)

“GJIKO CHALLENGE ËSHTË KOPJUAR”/ Olti Curri zbulon të vërtetën dhe “flliq” publikisht reperin (FOTO)

Me këngën e tij “Si Bugatti” Gjiko prezantoi dhe sfidën e rradhës së kërcimit që u përqafua menjëherë jo vetëm nga fansat e tij por edhe personazhet publike.

Ky kërcim, është vënë nën lupën e blogerit Olti Curri, ditën e sotme, i cili akuzon reperin se nuk është ide e tij origjinale. Oltit iu duk shumë e dyshimtë, që kjo sfidë u përhap edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Sipas tij, reperi shqiptar e ka kopjuar kërcimin nga këngëtari Plies, i cili performon këtë kërcim në këngën “Rock” që është publikuar në dhjetor të 2017. Ndërkohë që Gjiko, shfaqet në gusht të vitit 2018 me këtë kërcim.