Moderatorja e njohur nostalgjike për të shkuarën, shikoni si dukej në adoleshencë – AlpeGossip
Moderatorja e njohur nostalgjike për të shkuarën, shikoni si dukej në adoleshencë

Moderatorja e njohur nostalgjike për të shkuarën, shikoni si dukej në adoleshencë

Eva Murati u bë e njohur fillimisht me projektet e saj në modeling dhe film. Pas kësaj ajo vazhdoi karrierën në televizion duke ju besuar kryesisht disa programe televizive për të rinj. Eva u rrit bashkë me ekranin dhe normalisht u rrit edhe nga ana profesionale. Ka disa vite që ajo drejton në ekranin e ‘Vizion Plus’ emisionin sportiv ‘Uefa Champions League’, me analiza dhe komente të ndryshme sportive. Brenda një kohe shumë të shkurtër moderatorja ka arritur të ketë pëlqimin e një mase të gjerë të publikut.

Sot është 22-vjeç dhe me kalimin e viteve që nga periudha e gjimnazi deri tani ndryshimet në fizikun e saj nuk janë të shumta. Së fundmi ajo ka publikuar një foto e cila e ka kthyer pas në kohë, në periudhën e gjimnazit. Ajo shfaqet së bashku me miqtë e saj teksa janë duke pritur në karriget e operës. Pavarësisht viteve që kanë kaluar, duket se Eva është po njësoj, e ëmbël dhe plot pozitivitet.