Disa ditë më parë, Tuna publikoi albumin e saj të ri të titulluar “Fortuna”, i cili u prit mjaft mirë nga publiku dhe baladat e saj të reja po dëgjohen ngado.
Në një video në Instastory, Tuna ka treguar se edhe vogëlushi i saj, Tian, i dëgjon këngët e të ëmës.
Ai shfaqet në video me muzikën e Tunës në sfond, teksa i ndjek fjalët nga pas duke kënduar e duke qeshur.
“Shkojmë me pak playback”, shkruan Tuna me humor në videot e të birit.