SHTATZËNE PËR HERË TË DYTË? Loredana poston FOTOT domethënëse dhe ngre dyshimet në rrjet – AlpeGossip
SHTATZËNE PËR HERË TË DYTË? Loredana poston FOTOT domethënëse dhe ngre dyshimet në rrjet

SHTATZËNE PËR HERË TË DYTË? Loredana poston FOTOT domethënëse dhe ngre dyshimet në rrjet

Loredana dhe Mozzik mund të jenë duke u bërë prindër për herë të dytë, ndërsa vogëlushja Hana do të bëhet me motër ose vëlla!

Gjithçka nisi pas fotos së publikuar nga reperja dje në InstaStory-n e saj, duke ngritur dyshimet se po planifikon një tjetër fëmijë.

Ajo publikoi një foto të këpucëve të vogla të Hanës, të cilat sigurisht nuk i vijnë më.

Pikërisht kjo këpucë e vogël e ka bërë Lorin t”i lindë sërish dëshira për të pasur një tjetër dëshirë.

“Dua një bebush të dytë”- ka shkruar reperja krahas postimit që bëri xhiron e rrjetit.

Por nuk mbaroi me kaq! Vetëm pak orë më parë, Lori i ka bërë të gjithë të aludojnë me postimet e fundit në InstaStory, teksa ka publikuar emojin e një familjeje me dy fëmijë.

A ka më qartë se kaq? Ajo dhe Mozzik do të bëhen prindër për herë të dytë dhe kjo është mënyra si po e japin lajmin e bukur.

Madje, ajo ndau gjithashtu një foto të Mozzik me Hanën, duke shprehur vlerësimin e madh për partnerin si baba i vajzës së tyre.

“Kjo më bën kaq të lumtur! Babai më i mirë”- shkruan Lori krahas pozës dhe jemi të gjithë sy e veshë për të tjera detaje!