NJË TJETËR SURPRIZË/ Klea Huta zbulon emisionin e ri në “top channel” – AlpeGossip
NJË TJETËR SURPRIZË/ Klea Huta zbulon emisionin e ri në “top channel”

NJË TJETËR SURPRIZË/ Klea Huta zbulon emisionin e ri në “top channel”

“VIP Club”, kështu do të quhet emisioni më i ri që do të nisë në “Top Channel” nën drejtimin e moderatores Klea Huta.

Prej kohësh ajo ka njoftuar se do të sjellë një risi me këtë projekt të ri dhe në fakt, sipas autorit të programit Artan Korenica, përgatitjet kanë filluar një vit më parë.

Ai ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, së bashku me Klean, ku folën për programin e ri dhe përzgjedhjen e VIP-ave shqiptarë që do të bëhen pjesë e këtij formati.

Ndërkohë moderatorja e emisionit, Klea Huta, shtoi dhe një detaj tjetër në lidhje me formatin e intervistës, e cila do jetë në lëvizje dhe me pyetje të drejtpërdrejta.

“Personazhet shfaqin anë të ndryshme të vetes përmes pyetjeve të drejtpërdrejta që nuk u lënë kohë të mendohen. Në këtë mënyrë shprehin ç’u vjen në moment. Nuk kemi menduar t’i vëmë në siklet. Nuk mund të shkosh mysafir në shtëpinë e dikujt dhe ta vësh në siklet. Ata duhet ta gjejnë veten aq komod, sa të tregohen të sinqertë. Nuk synojmë të bëjmë pyetje ngacmuese që të kthehen lajm në Shqipëri”, ka treguar ajo.