MBANI FRYMËN/ Kjo është vajza bukuroshe e Monica Belluccit (FOTO) - AlpeGossip
MBANI FRYMËN/ Kjo është vajza bukuroshe e Monica Belluccit (FOTO)

MBANI FRYMËN/ Kjo është vajza bukuroshe e Monica Belluccit (FOTO)

Bëmë mama të të ngjaj. Kjo është shprehja që i shkon për shtat Monika Belluccit dhe vajzës së saj. Aktorja italiane feston 55 vjetorin e lindjes këtë vit. Por ajo që është më e rëndësishme është fakti se bukuria e saj mbetet e njëjtë si në kohën e rinisë.

Belluci, pas divorcit me aktorin e njohur Vincent Cassel, është duke jetuar një aventurë të re me skenografin dhe piktorin e njohur francez, 36-vjeçarin Nicolas Lefebre.

Nëse Belluci është një ikonë e bukurisë italiane, do të mahniteni nga vajza e saj.

Deva Cassel është një fotokopje e së ëmës. Me flokët e gjatë e të zinj, buzët e plota dhe trupin e rregullt, është kthyer në një ndër femrat më të bukura në botë. Pavarësisht moshës së saj të re, vetëm 14 vjeçe, bukuria e Cassel ka marrë “dhenë” tashmë.

Ajo është përzgjedhur si imazh nga shtëpia e njohur e modës ‘Dolce & Gabbana’ për fushatën e prezantimit të parfumit të ri, realizuar në qytezën e Salernos.