“Mëso të vishesh se ke lekë!” Fustani alla Angelina Jolie nuk pëlqehet nga fansja, reagon Besa Kokëdhima – AlpeGossip
“Mëso të vishesh se ke lekë!” Fustani alla Angelina Jolie nuk pëlqehet nga fansja, reagon Besa Kokëdhima

“Mëso të vishesh se ke lekë!” Fustani alla Angelina Jolie nuk pëlqehet nga fansja, reagon Besa Kokëdhima

Të mërkurën mbrëma u mbajt një ndër koncertet më të shumëpritura mes emrave të mëdhenj të muzikës shqiptare, si Irma Libohova, Eneda Tarifa, Besa Kokëdhima dhe Rovena Dilo.

Përpos surprizave që rezervuan 4 divat atë natë, e veçantë ishte dhe zgjedhja e tyre për paraqitjen. Ai që na tërhoqi vëmendjen ne, ishte fustani i zi i Besa Kokëdhimës, i ngjashëm me atë të Angelina Jolie në “Oscars” 2012.

Këngëtarja shqiptare dukej shumë elegante e veshur me këtë fustan të Valdrin Sahitit. Por ashtu si Jolie në vitin 2012, edhe Besa pati disa kritika për veshjen nga fanset.

Në fakt, shijet ndryshojnë dhe një komentuese në foton e Besës ka shprehur mospëlqimin e saj për zgjedhjen e këngëtares.

“Besa një vërejtje mëso të vishesh se ke dhe gjithë ato lekë moj vajzë gjynah”, i shkruan vajza.

Besa nuk e ka lënë me kaq, por i ka kthyer përgjigje komentueses për t’i thënë se e respekton mendimin e saj, por të pasurit para nuk e ndryshon shijen dhe vizionin e saj për imazhin.

“Shoh që nuk keni lënë hapësirë të mundshme për të shprehur këtë mendim. Është opinioni juaj dhe unë e respektoj, edhe pse natyrshëm gjykoj që ekspertiza dhe kompetencat tuaja janë të paspecializuara për të dhënë këshilla mode mbi profesionistë, designer e stilistë. Më vjen keq që s’ju ka pëlqyer por sigurisht besoj keni plot gjëra më të rëndësishme që shqetësojnë ditët tuaja. Të pasurit para nuk ndryshon shijet dhe vizionin tim për imazhin. Mund të ndjehem perfekt me një veshje 30 euro apo 3000 euro 🙂 Shpirti dhe individualiteti nuk kanë etiketë çmimi! Çdo të mirë, B.”

Por komentuesja nuk e lë me kaq. Ajo i thotë se është fanse e këngëtares dhe i kujton edhe një takim që kanë pasur bashkë për t’i uruar fitoren në “Top Fest”:

“Unë të kam përkrahur për zërin tënd dhe muzikën që ti bën të kam uruar tek ‘Top Fest” kur fitove nëse të kujtohet mbas pallatit të kongreseve që të thash ti je fituesja dhe ashtu ndodhi…nuk diskutova talentin tënd por me këto veshje ta ka fut stilisti t’i ka marrë lekët kot…nejse ti je 1 artiste dhe un të përgëzoj”.

“E vlerësoj, faleminderit Laurela”, i përmbyll Besa replikat.