“KISHA DRIDHJE TË TMERRSHME”/ Sara Hoxha infektohet me Koronavirus: Ja simptomat që i janë shfaqur (FOTO) – AlpeGossip
“KISHA DRIDHJE TË TMERRSHME”/ Sara Hoxha infektohet me Koronavirus: Ja simptomat që i janë shfaqur (FOTO)

“KISHA DRIDHJE TË TMERRSHME”/ Sara Hoxha infektohet me Koronavirus: Ja simptomat që i janë shfaqur (FOTO)

Trashëgimtarja e Top Channel-it, Sara Hoxha ka zbuluar se gjatë një udhëtimi në Dhërmi është infektuar me Koronavirus. Një ndër ndjekësit e ka pyetur nëse është e sigurt të udhëtohet gjatë pandemisë dhe Sara ka dhënë lajmin e papritur.

Shumë nga ndjekësit janë shqetësuar për gjendjen e saj shëndetësore, prandaj Sara ka vendosur të flasë publikisht rreth eksperiencës së saj me Koronavirusin. Ajo ka treguar se është infektuar rreth një muaj më parë dhe ende nuk e ka marrë veten plotësisht.

Sarës i janë shfaqur simptoma të tilla si ethe, lodhje, temperaturë, humbje e shijes dhe nuhatjes, madje dhe rënie flokësh. Fatmirësisht, fëmijët dhe bashkëshorti nuk janë infektuar dhe trashëgimtarja e Top Channel-it është distancuar për pak kohë.

“Unë jam më mirë tani. U infektova rreth një muaj më parë në plazh, së bashku me disa miq. E kuptova menjëherë që e kisha pasi kisha dridhje të tmerrshme të trupit dhe më pas ethe, lodhje, dhe një dhimbje të çmendur koke që ma bënte të pamundur të shihja dritën. Zgjati 4-5 ditë. Kam fjetur 16-17 orë në ditë, çfarë është shumë e pazakontë për mua. Në ditën 6/7 nuk mund të nuhasja apo të ndjeja shije…Gjithçka filloi të përmirësohej në ditën e 10. Ethet zgjatën dy ditë. Bashkëshorti dhe fëmijët nuk u infektuan dhe unë u largova për dy javë. Simptomat janë të vështira (ndonëse unë jam me fat) por presioni mendor nga izolimi dhe frika që të shkakton Koronavirusi është një çmenduri! Akoma nuk ndihem 100%. Mund të them që jam diku te 60-ta. Ankthi im është i vazhdueshëm, nuk fle mirë, punët e përditshme më lodhin shpejt dhe flokët vazhdojnë të më bien”, ka shkruar ajo.