DO KETË DASMË APO JO? Armina Mevlani na ngatërroi të gjithëve me fjalët e saj – AlpeGossip
DO KETË DASMË APO JO? Armina Mevlani na ngatërroi të gjithëve me fjalët e saj

DO KETË DASMË APO JO? Armina Mevlani na ngatërroi të gjithëve me fjalët e saj

Fashionistja Armina Mevlani ka qenë ditën e sotme në qendër të vëmendjes së mediave pas lajmit se ajo do të martohet këtë pranverë me Shkëlzenin. Agjenti i emisionit “Thumb on” tha se dasma do të mbahet në Itali dhe pritet të jetë madhështore e me shumë të ftuar VIP.

Pas këtyre lajmeve, Armina ka reaguar me një postim në Instastory ku njofton se dasmë sigurisht që do ketë, por jo këtë pranverë. Datën e dasmës çifti do ta bëjnë publike kur ta kenë vendosur.

“Mediat na kanë martuar dhe ndarë disa herë përgjatë këtyre viteve! Këto kohë kanë dëshirë të na martojnë sa më parë. Doja vetëm t’ju sugjeroj të mos besoni gjithçka që lexoni. Sigurisht që do të ketë dasmë, por në momentin e parë që kjo datë do të jetë vendosur do bëhet publike me anë të një konfirmimi zyrtar nga ana jonë dhe nuk do të jetë kjo pranverë”, shkruan Armina.