“HAJDE TË SHOHIM MË SHUMË…”/ Bora Zemani poston FOTOT e 20-viteve më parë dhe qenka një vajzë e ëmbël – AlpeGossip
“HAJDE TË SHOHIM MË SHUMË…”/ Bora Zemani poston FOTOT e 20-viteve më parë dhe qenka një vajzë e ëmbël

“HAJDE TË SHOHIM MË SHUMË…”/ Bora Zemani poston FOTOT e 20-viteve më parë dhe qenka një vajzë e ëmbël

Gjatë ditës së djeshme, në rrjet qarkulluan foto e video të moderatores Bora Zemani në fillimet e karrierës së saj, 10 vjet më parë.

Dikur, ajo ishte bjonde, kishte shumë kilogramë më pak dhe prezantonte motin.

Në një video të bërë publike, vihet re se moderatorja ka pasur një look krejtësisht ndryshe ngase jemi mësuar ta shohim tani.

Pasi këto pamje bënë xhiron e rrjetit, Bora ka vendosur të kthehet edhe 10 vite të tjera pas në kohë, duke na treguar fotot e saj të rralla të 20 viteve më parë.

Moderatorja shfaqet në poza të ndryshme në moshë të vogël dhe në të gjitha fotot vërejmë të njëjtin portret të ëmbël, të cilin e ruan edhe sot.

    

Bora është nënë e një djali të quajtur Arbror dhe po shijon romancën me aktorin e humorit, Donald Veshaj.

Gjatë këtyre ditëve, moderatorja ka marrë vazhdimisht me vete në punë të birin. I vogli është njohur nga afër me konkurrentët e “Për’puthen” dhe ka rrëmbyer zemrat e të gjithëve. Shpesh konkurrentët kanë publikuar foto e video me Arborin, i cili i shoqëron ata edhe gjatë regjistrimit të emisionit.

Madje disa ditë më parë gjatë transmetimit të “Për’puthen”, Arbori ka hyrë papritur në studio. Duke qenë se ai është ende i vogël nuk mund të bëjë një ndarje mes prapaskenave dhe momenteve që xhirohet, ndaj nuk është menduar dy herë që të hyjë në studio. Mirëpo Bora e largoi me shpejtësi dhe ju kërkoi falje të gjithëve.

“Më falni se mu prish emisioni nga djali. Vetëm se duhet të më shohësh nga aty (prapaskena) jo në studio”, ju drejtua Bora të birit teksa i dhuroi nga larg një puthje.