U HABITËM/ Njihuni me 5 histori të pabesueshme që kanë ndodhur vërtet! – AlpeGossip
U HABITËM/ Njihuni me 5 histori të pabesueshme që kanë ndodhur vërtet!

U HABITËM/ Njihuni me 5 histori të pabesueshme që kanë ndodhur vërtet!

Bota ka kaq shumë histori të jashtëzakonshme sa shpesh na duken të pabesueshme kur i dëgjojmë. Disa të tilla do t’i lexoni më poshtë.

1.Një burrë zbriti aeroplanin e tij rrugëve të New York-ut.

Piloti amerikan, Thomas Fitzpatrick ia doli të zbriste një aeroplan dhe ta vendoste atë në një prej rrugëve të Neë York-ut. Herën e parë e bëri në 30 shtator të 1956-ës, në një bar ku vendosi një bast se mund të fluturonte nga Neë Jersey në Neë York për 15 minuta. Ai vodhi një aeroplan dhe fitoi bastin!

2 vite më vonë, banakieri i një lokali tjetër s’e besonte historinë e tij, kështu që piloti mori një tjetër aeroplan dhe e uli sërish në rrugët e qytetit. Kësaj here u arrestua me 6 muaj burg.

2. Ky pinguin ra në dashuri me kukullën prej kartoni.

Në 2007-ën, kopshti zoologjik në Japoni bleu pinguinin 11 vjeçar të quajtur Grape dhe shokun e tij, Midori. Ata jetuan bashkë për 10 vite, por më pas shoku e la për një pinguin më të ri. Që prej asaj kohe, pinguini u mbyll shumë në vete.

Në prill të 2017-ës, ai nuk i hiqtë sytë prej kukullës së animuar që u vendos për të tërhequr vizitorët. Thuhet se ai kalonte orë të tëra duke e parë vajzën. Dashuria e tij për kukullën bëri aq bujë, sa pinguini u bë i famshëm në rrjete sociale.

3. Ky burrë tremb njerëzit prej plot 40 vitesh!

Ai jeton në San Francisco dhe njihet si Bushman. Në 1980-ën, ai vendosi të fitonte para në mënyrë të pazakontë. Fshihej pas disa pemëve dhe kur njerëzit kalonin, i dilte befasisht për t’i trembur. Ka 40 vite që përsërit të njëjtën gjë dhe fiton në vit deri në 60.000$.

4. Një grua tha si kishte lindur lepuj dhe doktorët e besuan.

Në 1726-ën, 25-vjeçarja Mary Toft këmbëngulte duke i thënë mjekëve se kishte lindur lepuj. Mary ishte në fakt shtatzënë, por dështoi. Pas kësaj ajo besonte se kishte lindur pjesë të ndryshme kafshësh dhe një prej mjekëve kirurg u interesua dhe e mori përsipër çështjen e saj.

Çfarë zbuloi ishin vërtetë pjesë që i përkisnin lepujve. Kur mbreti e dëgjoi këtë, dërgoi mjekët më të mirë ta studionin si rast.

Pas hetimeve dhe studimeve të vazhdueshme, gruaja u dorëzua dhe tha se kishte gënjyer. Për ta besuar i kishte dhënë rryshfet edhe mjekut më lart.  Lepujt që kishte “lindur” ishin në fakt ato që i kishte dhuruar bashkëshorti.

 

5. Për 33 vjet, një postier ndërtoi një kështjellë me gurët që gjente gjatë punës së tij.

Një postier francez koleksiononte gurë gjatë kohës së punës. Duke filluar që nga 1879-a për 33 vite me radhë, ai u zotua të ndërtonte kështjellën me gurët që kishte mbledhur. Kur puna mbaroi në 1912-in, postieri kërkoi ta digjnin brenda.