ZBULOI SE ISHTE TRANSGJINORE KUR PO BËNIN SEKS/ Mjeku ther të fejuarën dhe e gatuan për drekë – AlpeGossip
ZBULOI SE ISHTE TRANSGJINORE KUR PO BËNIN SEKS/ Mjeku ther të fejuarën dhe e gatuan për drekë

ZBULOI SE ISHTE TRANSGJINORE KUR PO BËNIN SEKS/ Mjeku ther të fejuarën dhe e gatuan për drekë

Një vrasje horror është regjistruar në Kursk të Rusisë.

Mjeku 27-vjeçar, Mikhail Tikhonov vrau të fejuarën e tij pasi zbuloi se ishte transgjinore ndërsa bënin seks.

Nina Surgutskaya kishte bërë një operacion për ndryshimin e seksit. 25-vjeçarja ishte kthyer nga mashkull në femër por ajo nuk ia kishte zbuluar këtë fakt të dashurit të saj.

Mjeku zbuloi sekretin e saj kur ishin për herë të parë në shtrat së bashku.

Ndërsa po bënin seks, 27-vjeçari vuri re diçka të çuditshme dhe Nina pranoi të kaluarën e saj.

Mikhail nuk pranoi dot të vërtetën e 25-vjeçares dhe e mbyti me duar.

Pastaj ai u përpoq të fshihte kufomën. Mjeku copëtoi trupin e saj dhe i vendosi copat e trupit në tenxhere për të zier në mënyrë që lëngjet të avullonin.

Më pas Mikhail i vendosi pjesët e trupit në qese dhe u përpoq ti hidhte. Pikërisht në atë moment u vu re nga policia që gjeti trupin e 25-vjeçares.

Mikhail u arrestua dhe pasi u mor në pyetje rrëfeu gjithçka. Tani ai mund të përballet me 20 vite burg.