Liri Berisha vendos të NDRYSHOJ pamje! Shikoni çfarë ka bërë ajo në look-un e saj (FOTO) – AlpeGossip
Liri Berisha vendos të NDRYSHOJ pamje! Shikoni çfarë ka bërë ajo në look-un e saj (FOTO)

Liri Berisha vendos të NDRYSHOJ pamje! Shikoni çfarë ka bërë ajo në look-un e saj (FOTO)

E kanë pëlqyer apo jo bashkëshortin e saj, për Liri Berishën ekziston një mendim i përgjithshëm: grua zonjë. Edhe nëse shumica nuk e kanë njohur nga afër, zonja Berisha e ka zonjllikun sidomos në pamje.

Përjetësisht e kemi parë me flokë e prera shkurt në ngjyrë gështenjë, tualetin e lehtë e fustanët tipikë të ngushtë. Nuk ka luajtur kurrë me pamjen dhe kjo mund të jetë hera e parë që e shohim të ndryshojë diçka. Ka zgjatur flokët. Jo kushedi se sa, por janë pak më të gjata nga sa i kemi parë përherë. Në fundjavë çifti Berisha bashkë me nipërit kanë bërë një udhëtim në Rugovë. Berishën e kemi parë goxha herë me veshje sportive, por është hera e parë që shohim edhe Lirinë pa fustan e këpucë me taka por me xhup sportiv blu, një rreth mbi flokët që paska vendosur t’i zgjasë.

Ndoshta nuk na është mësuar syri me këtë look, ose mbase flokët e saj të shkurtër janë modeli ideal për portretin e saj, por me këtë model të ri zonja Liri duket sikur ia ka shtuar ca vite pamjes prej zonje. Jo më kot deri më tani paska qenë e bindur se i shkonin më shumë të shkurtra. Dhe paska pasur të drejtë.