JU KUJTOHET DAFINA REXHEPI? Ja ç’ka ndodhur me këngëtaren e hitit “Ti mi then kufijtë” (FOTO) – AlpeGossip
JU KUJTOHET DAFINA REXHEPI? Ja ç’ka ndodhur me këngëtaren e hitit “Ti mi then kufijtë” (FOTO)

JU KUJTOHET DAFINA REXHEPI? Ja ç’ka ndodhur me këngëtaren e hitit “Ti mi then kufijtë” (FOTO)

E mbani mend këngëtaren e hiteve “Ti mi then kufijtë” dhe “Delicious”? Asokohe Dafina Rexhepi fitoi një famë të madhe falë këtyre këngëve, mirëpo shumë shpejt këngëtarja nga Kosova u shkëput nga muzika krejt papritur.

Prej vitesh Dafina u zhduk nga ekrani, për t’u rikthyer pas shumë vitesh me projekte të reja që u pritën shumë mirë, siç ishte kënga “Boi” apo “Gimmie ur love”, të publikuara në vitin 2017.

Atëherë kur mendohej se Dafina u rikthye në tregun muzikor, këngëtarja u zhduk përsëri dhe sërish nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor.

Me postimin e saj të fundit në Instagram Dafina zbulon se gjatë kësaj periudhe i është përkushtuar boksit, megjithatë ende nuk e ka bërë të ditur kur do të rikthehet me ndonjë këngë të re.

Këngëtarja prej vitesh jeton në Gjermani.

Sa i përket jetës private, pak javë më parë, mediat kosovare raportuan se Dafina është ribashkuar me të dashurin me të cilin ka disa vite e lidhur.