DONI TË HUMBISNI PESHË? Ja një dietë që ka vetëm 1200 kalori – AlpeGossip
DONI TË HUMBISNI PESHË? Ja një dietë që ka vetëm 1200 kalori

DONI TË HUMBISNI PESHË? Ja një dietë që ka vetëm 1200 kalori

Së pari, kini parasysh se gratë kanë nevojë për 2000 kalori në ditë, ndërsa një burrë për 2500. Për të humbur peshë ngadalë, duhet ta hanë 500 kalori më pak. Por ne nuk jemi këtu për ta marrë shtruar. Sigurisht, kjo dietë nuk rekomandohet për periudha të gjata kohore, për gratë shtatzëna, ata me probleme shëndetsore apo që bëjnë punë të rënda.

Kur konsumon vetëm 1200 kalori në ditë, gjithashtu konsumon ushqime të pasura me nutrientë që të mos keni uri e të mos përfundoni në kequshqyerje.

Mëngjesi (një nga të mëposhtmet, jo të gjitha)

1. Drithëra me qumësht me pak yndyrë

2. Smoothie me banane dhe fruta pylli

3. Vezë e zierë

4. Një fetë buke thekre me gjalpë kikiriku

5. Gjizë pa yndyrë me ananas ose luleshtrydhe

6. Drithëra me fruta pylli ose banane

7. Gjysmë avokadoje me pak gjizë pa yndyrë

Dreka

1. Një kavanoz me peshk ton, marinuar me limon ose piper

2. Sallatë me rukola, arra, parmixhano, arra dhe uthull balsamike

3. Kos me mjaltë, fruta pylli dhe bajame

4. Një avokado me salcë pikante

5. Sanduic me qofte, me sallatë jeshile, domate dhe majonezë me pak kalori.

Darka

1. Salmon i gatuar në vaj, piper ose lëng limoni

2. Tostë me avokado me bukë thekre

3. Patate të ëmbla me gjoks pule

4. Oriz kaf me perime të ziera

5. Makarona integrale me salcë marinara dhe qofte pule.

Ndërsa midis vakteve, nëse keni uri, mund të hani:

1. Fruta të thata, pa sheqer të shtuar

2. Pjeshkë ose mango

3. Perime  të gjalla

4. Gjalpë kikiriku me një fetë buke thekre

5. Pistakë pa kripë

6. Humus me perime të gjalla