JULIAN DEDA FESTON DITËLINDJEN/ Jemi të sigurt që nuk e dini sa vjeç mbush ai (FOTO) – AlpeGossip
JULIAN DEDA FESTON DITËLINDJEN/ Jemi të sigurt që nuk e dini sa vjeç mbush ai (FOTO)

JULIAN DEDA FESTON DITËLINDJEN/ Jemi të sigurt që nuk e dini sa vjeç mbush ai (FOTO)

Aktori shumë  i dashur për publikun shqiptar, Julian Deda, feston sot ditën e tij të lindjes.

Që në minutat e para pas mesnate, fansat nuk kanë harruar ta urojnë aktorin dhe urimet e tyre Juli i ripostoi në Instastory-n e tij, duke i falenderuar.

Aktori ka lindur më 15 shtator të vitit 1981 dhe ditën e sotme ka mbushur plot 38 vjeç.

Juliani ka një karrierë të suksesshme në Shqipëri si aktor. Për vite me rradhë ai na ka fiksuar para ekranit duke na bërë të gjithëve të qeshim, ndërsa së fundmi është bërë pjesë e një projekti gjigant.

Aktori do të luajë në filmin më të ri të Ermal Mamaqit, të titulluar “I love Tropoja”, i cili do të dalë shumë shpejt në kinema.

Për shkak të rolit në film, të cilin ende nuk e ka zbuluar për publikun, Juli ka ndryshuar edhe look, duke u kthyer në bjond.