Në Laboratoret e Institutit Kombëtar sot është detektuar prania e virusit të Nilit Perëndimor te pacienti i shtrirë në Klinikën Infektive të QKUK.
Instituti Kombëtar është në vazhdimësi në kontakt me Klinikën infektive, QKUK.
Ekipet e Departamentit të Epidemiologjisë prej fillimit të korrikut në nivel qendror dhe periferik janë në gjendje gadishmërie për të identifikuar dhe raportuar ndonjë rast individual të sëmundjes.
Laboratoret e Institutit Kombëtar janë të gatshme të pranojnë mostra dhe të diagnostikojnë rastet e sëmundjes.
Virusi i Nilit Perëndimor përcillet nëpërmjet thumbimit të mushkonjës së infektuar, e jo nga njeriu në njeri, por duhet percjellur situaten epizootologjike te kafshët me aksent të vecantë te kuajt dhe duhet shikuar mundësinë e hulumtimit aktiv të rasteve gjate muajve të verës dhe vjeshtës.
Deri tani 17 persona kanë vdekur si pasojë e virusit të Nilit perëndimor në gjithë Evropën brenda një jave e në Kosovë një person i moshuar me sëmundje kronike të cilit ia ka rënduar gjendjen virusi i Nilit Perëndimor.
IKSHPK është duke hulumtuar burimet e këtij infeksioni dhe situata është nën kontroll. Aktualisht nuk ka vend për panik. Nga qytetarët kërkohet që të kenë kujdes këtyre ditëve ku vërehet numër i shtuar i mushkajave.
Nga departamentet komunle kërkohet të bëjnë dezinsektimin në komunat e veta sipas rekomadimeve të OBSH. Edhepse në rreth 80 për qind të rasteve, pacientët e infektuar nuk tregojnë asnjë simptomë, virusi i Nilit perëndimor” mund të shkaktojë përfundim fatal te njerëzit. Virusi transmetohet tek njerëzit kryesisht nëpërmjet pickimit të mushkonjave, të cilat janë të infektuara.