Kush do ta mendonte se darka e të shtunës do të fillonte në 19:00 dhe do të përfundonte fiks në 22:00? Askujt s’ja priste mendja se takat, veshjet glamoroze apo grimi i rëndë do të dukeshin kaq të largëta në 2020-ën, por gjithsesi, shihni anën e mirë.
Eshtë dimër, ftohtë dhe veshjet e rehatshme i duam, pavarësisht të gjithëve. Për darkë fundjave apo një pije në barin e preferuar, ka plot opsione që spërfshijnë fustanin seksi dhe takat e larta që nuk kombinojnë fare me maskën!
1. Përdor aksesorë që të japin dritë!
Meqë do të jemi shumë të mbuluar, kushtojini vëmendje detajeve në geta, syzeve, çorapeve, beretës apo orës.
2. Sipër një pulovre, vish xhaketë oversize
Je klas, ngrohtë, rehat dhe fiks për një të shtunë që nis në orën 6.
3. Vish një triko/bluzë që është mjaftueshëm e trashë
Nëse e keni ndarë mendjen që do të qëndroni jashtë, sigurohuni të jeni veshur mirë poshtë që kur të hiqni pallton të mos keni ftohtë.
4. Përdor golfe dhe shaje!
Detaje që ndryshojnë gjithë veshjen
5. Funde dhe fustane me geta dhe çizme sipër gjurit!
Chic dhe seksi!
6.Një pallto e hollë
Në mbrëmje xhupat e fryrë nuk janë opsioni më i mirë. Vishni një pallto të hollë në dukje për të qëndruar komod teksa darkoni apo pini një gotë pa e hequr fare!
7. Nëse vesh një xhup të fryrë, kombinoje me një pulovër të ngrohtë!
Burimi: Who What Wear