“BABI NA BËN…”/ Olta Gixhari poston FOTON e veçantë me djalin dhe tashmë e kanë gjetur fotografin e tyre “personal” – AlpeGossip
“BABI NA BËN…”/ Olta Gixhari poston FOTON e veçantë me djalin dhe tashmë e kanë gjetur fotografin e tyre “personal”

“BABI NA BËN…”/ Olta Gixhari poston FOTON e veçantë me djalin dhe tashmë e kanë gjetur fotografin e tyre “personal”

Që prej momentit kur u bë nënë, Olta Gixhari vendosi të qëndrojë në Spanjë, aty ku po jeton së bashku me të birin, Amar dhe bashkëshortin e saj. Mes impenjimeve dhe kujdesit të madh për vogëlushin, aktorja ka gjetur kohën edhe për të shijuar shëtitjet me djalin në ditët plot diell. E në këto të fundit, duket se kujtimet më të bukura kujdeset t’i ruajë babi.

“Ne babi na bën foto shumë të bukura”, ka shkruar Olta krah fotos ku duket se mban në krahë të birin. Në ktë foto nuk ka shpëton as ekstravanganca e Gixharit, e cila me syzet e zeza, xhaketën lëkurë e strecet e zeza, vështirë të dallohet se është një mami tanimë.

Në fakt për shumë vajza ekziston stereotipi se pasi bëhen nënë për herë të parë marrin një hije edhe më të bukur se më parë, e kjo duhet të lidhet me mëmësinë e gjithë ndjesitë e bukura që vijnë pas këtij momenti kur sjell në jetë një tjetër jetë.