“Ç’SKANDAL KISHTE PLASUR” Rudina Magjistari revoltohet ndaj portaleve për mashtrimin e Edlir Rekës – AlpeGossip
“Ç’SKANDAL KISHTE PLASUR” Rudina Magjistari revoltohet ndaj portaleve për mashtrimin e Edlir Rekës

“Ç’SKANDAL KISHTE PLASUR” Rudina Magjistari revoltohet ndaj portaleve për mashtrimin e Edlir Rekës

Edlir Reka u prezantua në dy emisione shqiptare, “Ftesë në 5” dhe “Rudina”, si një piktor me famë botërore që kishte ekspozuar në Moskë dhe në Berlin veprat e tij dhe se ato ruheshin në muzetë më të mëdha ndërkombëtare.

Në vijim, në momentin kur ai po prezantohej në emisionin e Rudina Magjistarit, komentuesit zbuluan se “vepra e tij” e ekspozuar në Moskë ishte një mashtrim me fotoshop, origjinali i të cilit i përkiste një piktori kanadez.

Pas kësaj, moderatoja i kërkoi falje publikut, duke shkruar në Instastory se nëse do ta dinte mashtrimin e tij ai nuk do ftohej në emisionin “Rudina”.

Rrjedhimisht disa portale kanë shkruar kundër moderatores në fjalë duke e quajtur atë “një velinë” që nuk ka filtruar informacionin dhe se ka lejuar që publiku të keqinformohej.

Sakaq, një tjetër reagim ka ardhur nga Rudina Magjistari e cila e revoltuar u kundërpërgjigjet portaleve duke shkruar në llogarinë e saj në Instagram se ajo që ka bërë moderatorja dhe stafi i saj është zbulimi dhe demaskimi publik i Edlir Rekës:

“Ç’skandal kishte plasur? E gjitha u bë publike vetëm pasi unë gërmova dhe u binda për historinë e manipulimit. Ishte vetëm një koment sinjalizues, ai që më bëri të kërkoj.

E postoj më pas në Instastory-in tim. Atëherë filluan të gjitha komentet në Instagram dhe publiku dëgjoi për herë të parë për këtë histori mashtrimi, e cila më vendoste përpara përgjegjësisë për ta sqaruar sërish me të njëjtin publik që e dëgjoi ndryshe disa ditë më parë.

Kur ky djalë u ftua nga ne, e kishte thurur shumë bukur gjithçka. Kishte dalë disa herë përpara në televizione të tjera dhe kishte dhënë disa intervista nëpër portale të njohura shqiptare për fitoret e tij.

Është e lehtë të thuash tani “si s’u verifikua”, por ajo që ne bëmë është që e zbuluam dhe demaskuam menjëherë një demaskim publik.

Dhe dhamë mesazhe shumë të rëndësishme për shoqërinë dhe mbi të gjitha për rininë shqiptare. Në vend që të merreni me modelin shoqëror, efektin e kësaj historie, kapeni me njerëzit që përpiqen çdo ditë me shumë mund të bëjnë mirë dhe me përkushtim punën e tyre.”