Gjyste Vulaj është njëri ndër emrat më të njohur të skenës shqiptare që depërtoi prej vitesh dhe u bë e njohur në të gjitha trevat ku flitet shqip
Në fillimet e saja ishte tejet produktive, por që jeta e saj private e bëri t’i distancohet paksa skenës edhe pse sa herë që rikthehet me risi në karrierë, bën bujë të jashtëzakonshme.
Sa i përket pamjes së këngëtares, është ekstravaganca ajo që e karakterizoi gjithmonë, për të mos thënë edhe zhveshja e tepruar e cila po e ndjek si trend edhe pas kaq vitesh. E thënia: “Bëmë nënë të të ngjajë”, i shkon më së miri Gjyste Vulajt meqë vajza e saj ka marrë aq shumë tipare nga e ëma sa edhe komplet formën e ‘zhveshjes’ për t’u dukur sa më në hap me kohën.
Sidomos imazhet e fundit të bukuroshes Rosana Vulaj dhe ato të nënës së saj, këngëtares në fjalë, janë dëshmi e ‘garës’ nënë e bijë cila do të duket më joshëse.
Por, me bindje e themi se Gjyste Vulaj është unike dhe mjaft e guximshme, derisa vajza e saj mund të cilësohet si kopja më e bukur e saj. Ju sjellim imazhe tejet të nxehta nga pushimet luksoze të këngëtares me të bijën teksa të dyja po marrin pozat e njëra-tjetrës.