“DY VITE PA ADELAJDËN DHEMBIN NJËSOJ”/ Miku i saj i ngushtë na i mbushi sytë me lot me dedikimin – AlpeGossip
“DY VITE PA ADELAJDËN DHEMBIN NJËSOJ”/ Miku i saj i ngushtë na i mbushi sytë me lot me dedikimin

“DY VITE PA ADELAJDËN DHEMBIN NJËSOJ”/ Miku i saj i ngushtë na i mbushi sytë me lot me dedikimin

Sot mbushen plot dy vite nga humbja e gazetares së njohur dhe ish-banores së “Big Brother”, Adelajda Xhamanit. Ikja e saj ka lënë një dhimbje të thellë tek të gjithë njerëzit e dashur të gazetares.

Miku i saj i ngushtë, Eraldo Rexha, nuk e harron asnjëherë Adelën, duke i dedikuar vazhdimisht vargje të ndjera të cilat i ndan në rrjete sociale. Sot bëhen plot 2 vite pa Adelën, por Eraldo vazhdon ta ndjejë njësoj mungesën e parë. Ai ka publikuar një video të vjetër me mikeshën e tij, teksa punonin së bashku në zyrë, ndërsa krahas saj shkruan fjalët që na i mbushën sytë me lot.

“Vitet nuk e zbehin dhimbjen… Na paskan gënjyer Adela, koha nuk shëroka çdo plagë! Ikja jote dhemb njësoj, edhe sot, si çdo ditë. Gjithçka na ka mbetur tani janë kujtimet. Të gjejmë në memorien e ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’, në galerinë e fotove në i-phone, në videot e shkarkuar në kompjuter, në një kërkim në ‘Youtube’, në një rikthim tek bisedat e ‘Whatsapp’… Në zyrën 40 metra katrorë, rrethuar nga orenditë që i zgjodhëm bashkë, në kolltukun ku bënim muhabetet e ditës, në tavolinën ku thurnim plane. Ti je gjithandej! Je te 21-shi, tek rruga e Kavajës, tek Blloku, në Shkozë, Kombinat e Kinostudio, je tek eventi i fundit, ku ishim dje. Jeta vazhdon, por s’është njësoj pa ty. Sepse na paskan gënjyer edhe kur na kanë thënë që nuk ka njerëz të pazëvendësueshëm. E di që në rastet e humbjeve të përhershme nuk ka vend për këtë krahasim, por unë ende po kërkoj për një bashkëpunëtore si ty. Kam rreth vetes, plot miq e bashkëpunëtorë të tjerë, të rinj e të vjetër, por nuk po e gjej Adelën. Adelën që këndonte çdo ditë me mua, e që do të jetë gjithnjë në zemrën time. Të duam shumë dhe na mungon pafund 💔 #KurrëNukTëHarroj #PërgjithmonëAdela #2VjetPaTy”.