Ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale. Ajo ndan me mijëra ndjekësit e saj foto e video të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Por së fundmi, Efi ka publikuar një video në “Instastory”, ku ka reaguar në lidhje me ofendimet dhe kërcënimet që merr nga fansat e përsonazheve të tjerë publikë.
Bukuroshja tregon se ofendime vijnë dhe ndaj familjarëve të saj dhe “këshillon” të gjithë personazhet të edukojnë fansat e tyre.

“Jam njeri edhe unë! Ndonjëherë mërzitem sepse janë disa fansa që mbështesin x personazhe dhe janë shumë ofendues. Jo kundrejt meje sepse mua nuk më intereson fare, por kundrejt familjarëve.
Kështu që unë nëse kam diçka mundohem të flas me fansat e mia dhe ti edukoj kështu që të njëjtën gjë bëni dhe ju”, u shpreh Efi në videon e publikuar në “Instastory”.







![PASI DOLI PA TË BRENDSHME/ Ja si ndryshoi jeta e ish-banores së Big Brother pasi u zhvesh [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/10/banorja89086-400x254.jpg)





