Motër ose vëlla për vajzën/ Soni Malaj tregon planet për të zgjeruar familjen (VIDEO) – AlpeGossip
Motër ose vëlla për vajzën/ Soni Malaj tregon planet për të zgjeruar familjen (VIDEO)

Motër ose vëlla për vajzën/ Soni Malaj tregon planet për të zgjeruar familjen (VIDEO)

Këngëtarja Soni Mallaj ka folur për jetën e saj private dhe marrëdhënien me vajzën Anna, në një intervistë për “Talk Talk”.

E pyetur nga gazetarja nëse do të hiqte dorë nga karriera muzikore me kërkesë të vajzës, Soni u shpreh se Anna është kaq e apasionuar pas muzikës, saqë nuk do t’ia kërkonte kurrë një gjë të tillë përkundrazi:

“Edhe sikur të doja unë të hiqja dorë ajo nuk më lë. Vjen në çdo provë timen, kur stërvitem me balerina. E shoh që është një potencial i ardhshëm në fushën e artit”.

Soni tha gjithashtu se vajza e saj i kërkon të zgjerojë familjen dhe se këngëtarja mund t’ia plotësojë dëshirën shumë shpejt Anna-s, duke e bërë me një vëlla ose motër më të vogël.