Në një ditq ku nënat merrnin urime nga fëmijët e tyre, dhimbja e nënës së Ergi Dinit shumëfishohet.
Mimoza Dini krah fotos me dy fëmijët e saj ka ngjallur emocione por dhe pikëllim me vargjet e shkruara.
SE JAM NENE
Mos luaj me mua
O erë e marrë
Të vrapoj në shtegun tim
S’më ndalon dot Edhe pse gjoksin e kam të çarë
Po të rrëzohem ngrihem prap..
Mos e provo të më ngrish o acar
Se akujt t’i shkrij në çast
Nuk ndalem dhe me zemër të çarë
Për Fëmijët dhe vdekjen e vras….
MIMOZA DINI
Ergi Dini një talent që premtonte shumë në fsuhën e muzikës humbi jetën në moshën 22 vjeçare.
Aksidenti me motorr i morri jetën dy vite më parë.