“MUND TË PËRFITONI”/ Studiuesit: Sa herë bëni thashetheme, kujtoni… – AlpeGossip
“MUND TË PËRFITONI”/ Studiuesit: Sa herë bëni thashetheme, kujtoni…

“MUND TË PËRFITONI”/ Studiuesit: Sa herë bëni thashetheme, kujtoni…

E dini se ne shpenzojmë plot 52 minuta në ditë duke diskutuar rreth dikujt me dikë tjetër? Thënë më shkurt mesatarisht, një orë në ditë na ikën duke bërë thashetheme. Edhe pse fenomen i pashmangshëm, historikisht na është thënë se të bësh thashetheme, nuk flet mirë për ne dhe si cilësi s’ka asnjë lidhje me vyrtytin.

Po sikur t’ju themi se ekspertët, pas studimeve kryer së fundmi kanë arritur në përfundimin se njerëzit mund të përfitojnë nga ky proces, nëse e shfrytëzojnë për mirë! Nëse ne bëjmë thashetheme për dikë, e bëjmë për një arsye.

Psikologë të universitetit të California-s, pas eksperimenteve të kryera zbuluan fillimisht njerëzit shpenzojnë 52 minuta në ditë duke folur për të tjerët, por vetëm 15% e këtyre thashethemeve janë negative.

Përveç kësaj, një tjetër fakt është që burrat kanë tendencën të bëjnë thashetheme po aq sa gratë dhe që ekstrovertët flasin më shumë për të tjerët se introvertët.  Të rinjtë janë ata që bëjnë thashetheme negative më shumë se të vjetrit dhe pse steriotipi që ekziston thotë të kundërtën.

Studiuesit thonë se thashethemet sot konsiderohen si mjeti që përdor secili për të mbledhur informacionin që i duhet për të mbrojtur veten. Ndër të tjera, thashethemet na ndihmojnë të jemi selektivë në rrethin tonë shoqëror dhe të dimë si të ndërveprojmë me të tjerët.

Edhe ai 15% i thashethemit negativ, në fund të ditës na bën mirë.

Pse? Kur ne mësojmë se njerëzit kanë folur pas shpine për ndonjë nga cilësitë apo sjelljet tonë, na lind nevoja për reflektim. Fillimisht mund të ndihemi të lënduar apo të frustruar, por nëse analizojmë dhe përmirësohemi, ky thashethem na ka bërë mirë!

Pra, si përfundim: Të qënit thashethemaxhie deri në një masë të caktuar s’është keq, por kujdes mos prishni ekuilibrat.