SHTËPIA E SAJ U SULMUA ME ARMË ZJARRI/ Rihanna shpërngulet nga Beverly Hills – AlpeGossip
SHTËPIA E SAJ U SULMUA ME ARMË ZJARRI/ Rihanna shpërngulet nga Beverly Hills

SHTËPIA E SAJ U SULMUA ME ARMË ZJARRI/ Rihanna shpërngulet nga Beverly Hills

Ylli ndërkombëtar Rihanna raportohet se ka lënë Los Angeles pas një incidenti të frikshëm në vilën e saj në Beverly Hills, ku një person i armatosur gjuajti drejt pronës së këngëtares. Policia e Los Angeles reagoi menjëherë ndaj thirrjeve për të shtënat rreth orës 13:15 të së dielës. Fatmirësisht, Rihanna ishte në shtëpi në atë moment, por askush nuk u lëndua.

Sipas raportimeve të TMZ, Rihanna u pa duke u nisur me avion nga Los Angeles të hënën pasdite, ndërsa valixhet e saj u transportuan në Aeroporti Van Nuys.

Autoritetet arrestuan 35-vjeçaren Ivanna Lisette Ortiz, e cila u akuzua për tentativa vrasjeje dhe vendosën një kaucion prej rreth 10.2 milionë dollarësh.

Raportohet se sulmuesja përdori një armë të tipit AR-15 dhe qëlloi nga një makinë drejt shtëpisë, duke depërtuar një plumb në murin e vilës. Policia lokalizoi makinën e saj, një Tesla e bardhë, rreth 13 kilometra larg në qendrën tregtare Sherman Oaks Galleria, ku Ortiz u arrestua. Gjatë kontrollit, u gjetën një pushkë automatike dhe shtatë fishekë.

Motivet e incidentit ende nuk janë zbuluar, dhe nuk raportohet lidhje personale mes Ortiz dhe Rihanna-s. Megjithatë, disa media sugjeruan se Ortiz kishte postuar më parë në rrjetet sociale për këngëtaren.

Ky incident tronditi komunitetin e yjeve të Hollivudit dhe riktheu vëmendjen mbi rëndësinë e sigurisë maksimale për personazhet publike. Ndërkohë, Rihanna ka vendosur të largohet nga Los Angeles, duke shmangur çdo rrezik të mëtejshëm.

Sulmuan shtëpinë e saj me armë zjarri, Rihanna shpërngulet