MBUSHI SOT 1 VJEÇ/ Si e uruan Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson të bijën – AlpeGossip
MBUSHI SOT 1 VJEÇ/ Si e uruan Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson të bijën

MBUSHI SOT 1 VJEÇ/ Si e uruan Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson të bijën

Vogëlushja e Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson ditën e sotme feston ditëlindjen dhe ka mbushur 1 vjeç.

Rikujtojmë se Tristan ka tradhtuar Khloe-n me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods dhe ata të dy nuk janë më bashkë, kësisoj vogëlushja True ditëlindjen e saj të parë e ka festuar pa pasur babanë pranë. (Të paktën këtë kuptuam nga postimet në rrjetet sociale.)

Por megjithatë 34-vjeçarja është kujdesur deri në detaje që ta bëjë ditën e shënuar, një ditë të paharrueshme.

Siç mund ta shikoni në videot apo fotot e mëposhtme, gjithçka është organizuar në mënyrë përrallore…tollumbace me forma të ndryshme ngjyrë rozë, ëmbëlsira tepër të shijshme dhe dhurata luksoze

Po ashtu nuk ka munguar edhe një urim i përzemërt nga Khloe për të bijën: “Gëzuar ditëlindjen e ëmbla ime True. Ti je dashuria ime e fundit, e vërtetë. Jam e nderuar dhe shumë mirënjohëse të jem nëna jote. Të dua!”

Mirëpo, i pari që ka bërë postimin në Instagram ka qenë ish-partneri i Khloe, Tristan Thompson.Ai e ka uruar të bijën në këtë mënyrë: “Vogëlushja ime është një vjeç sot. Koha kalon shumë shpejt, por unë po e dashuroj çdo minutë të saj. Mezi po pres që të ulemi gjithë ditën në shtëpi dhe të shohim ‘Mbretin Luan’, binjakja ime!”