Brikena Selmani ka patur të ftuarin më të veçantë mbrëmë në “Top Arena”, partnerin e saj, Mateo Borrin. Ky i fundit është vënë përballë pyetjeve pikante dhe nuk ka ngurruar që të tregojë detaje nga historia e tyre e dashurisë.
Në një moment, Brikena i tha se publiku është kurioz të dijë se çfarë flasin ata në telefon për 7 orë. Duke qeshur, Mateo tha se flasin për tema të ndryshme dhe që një muhabet nxjerr tjetrin.
“Kisha ardhur me bidonat me benzinë…”/ Mateo kujton kohën me Brikenën në BBV 5: Më merr malli…
Pjesë nga intervista:
Brikena: Të gjithë duan të dinë se çfarë flasim ne, 7 orë në një telefonatë? A do ua thuash ti?
Mateo: Ideja është se siç e di dhe ti, bisedat tona fillojnë me ‘si kalove ditën sot, ça bëre, ku je?’ ose tema të ndryshme. Një muhabet nxjerr tjetrin në orët e vona të natës. Fillon biseda në 10, vazhdon në 12, 2 të natës e 4 të mëngjesit.
Brikena: Mos i trego të gjitha
Mateo: Derisa fillon të na zërë gjumi me telefonat ndezur, edhe zgjohemi po me telefonin ndezur. Edhe thotë Brikena ‘Mateo a je zgjuar?’, unë top në gjumë derisa më zgjon.













