Është padyshim një ndër aktoret më të talentuara të “Hollywood-it”, e cila numëron suksese të panumërta me rolet e saj protagoniste. Por Julia Roberts duket se nuk ka të njëjtin sukses me rrjetet sociale, pasi në “Instagram” numëron vetëm 3 milionë ndjekës. E ftuar në emisionin “The Ellen DeGeneres Show”, aktorja u suprizua kur mësoi se DeGeneres kishte 60 milionë ndjekës, ndaj vendosi të marrë masa drastike.
“Unë duhet të kem të paktën 51 milionë më shumë ndjekës pra” – tregoi duke qeshur aktorja, duke iu referuar moshës së tyre.
Por si gjithmonë, DeGeneres është esksperte e rrjeteve sociale dhe gjithmonë në gadishmëri për të ndihmuar. Ellen pozoi së bashku me Roberts përpara një fotoje tropikale, ndërsa e kishte shndërruar aktoren në një “Kardashian” të vërtetë, pra e veshur me bikini dhe forma bombastike.
Gjithsesi, aktorja e “Pretty Girl” nuk dukej fort e bindur se kjo do të funksiononte.








![I thonë “mjaft i hape shalët për të nxjerrë b*thën se…”, Oriola Marash e lë “me gisht në gojë” me përgjigjen e saj [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/05/orriiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii-400x224.jpg)






