“Spice Girls” godasin ndryshe/ Së shpejti në një film të animuar – AlpeGossip
“Spice Girls” godasin ndryshe/ Së shpejti  në një film të animuar

“Spice Girls” godasin ndryshe/ Së shpejti në një film të animuar

“Spice Girls”, rikthimi i grupit nuk do të bëhet në skenë, por në ekranin e madh të kinemasë.

Sipas “Variety”, vajzat e grupit kanë hedhur idenë e një filmi të animuar, duke i huazuar zërin kukullave të animuara si: Sporty Spice, Baby Spice, Scary Spice, Ginger Spice dhe Posh Spice.

Tema e filmit të propozuar do të jetë “girl power”, që ka shoqëruar gjithmonë sloganin e grupit.

Në film çdo vajzë do të ketë një superfuqi, të frymëzuar nga personaliteti i secilës prej tyre.

Sipas një burimi pranë grupit, vajzat kanë menduar që filmin ta prezantojnë në mbarë botën, duke qenë se ato kanë ende një popullaritet të jashtëzakonshëm, e pikërisht një gjë e tillë i nevojitet edhe Disney-t.

Grupi “Spice Girls” u krijua në vitin 1994 dhe ka në përbërje pesë vajza: Victoria Beckham, Melanie Brown, Emma Bunton, Melanie Chisholm dhe Geri Halliwell.