Jonida Vokshi ka vetëm pak kohë që ka kurorëzuar dashurinë e saj me Besnik Krapin. Pas përfundimit të muajit të mjaltit, dyshja i janë rikthyer rutinës, secili në drejtimin e tij.
Jonida është shumë aktive në rrjetet sociale, nga ku nuk nguron të postojë foto të bukura dhe të kuruara. Moderatorja e dashur ka pozuar ditën e djeshme përpara një pasqyre, nga ku dukej në super formë. Në komente nuk ka munguar as Olta Gixhari, e cila ka bërë komentin pikant.
‘Rini e shfrenuar’,-shkruan ajo duke etiketuar edhe bashkëshortin e Jonidës, Besnikun. E gjitha është kthyer në shaka dhe kanë qeshur së bashku. Tashmë dihet miqësia e ngushtë mes aktorëve dhe nuk ngurojnë të bëjnë këto batuta me njëri-tjetrin, gjithnjë në kuadër të shakave. Megjithatë Jonida duket shumë yll.