RRËZIMI NË SKENË I KËNGËTARES/ Taylor Swift kalon incidentin me pozitivitet (VIDEO) – AlpeGossip
RRËZIMI NË SKENË I KËNGËTARES/ Taylor Swift kalon incidentin me pozitivitet (VIDEO)

RRËZIMI NË SKENË I KËNGËTARES/ Taylor Swift kalon incidentin me pozitivitet (VIDEO)

Për në video të tillë përshkrimi i duhur do të ishte “mos u shqetëso nëse rrëzohesh, e rëndësishme është të ngrihesh përsëri”. Mesa duket këngëtarja Taylor Swift e di më mirë se ne këtë shprehje ndaj e ka zbatuar më së miri.

Para dy netësh këngëtarja 29- vjeçare ka performuar live në një koncert të sajin në Neë Jersey. Teksa këndonte këngën “Call it what you want” Taylor ka rrëshkitur mbi një pell të vogël të formuar në skenë për të bërë kështu një rënie spektakolare.

Po ç’desh në pellg në skenë?

Duhet thënë se Taylor po performonte në një skenë të hapur, para së cilës qëndronin me mijëra fansa të këngëtares.

Për fat të mirë ylli i muzikës nuk është vrarë dhe e ka kaluar incidentin thuajse pa u vënë re fare. Madje ka tentuar që rrëzimin ta bëjë të duket edhe si pjesë të koreografisë, por pa sukses.