SULMOHET AKTORJA SHQIPTARE/ Hajdutët i hyjnë në banesë dhe i marrin bizhuteritë luksoze (FOTO) – AlpeGossip
SULMOHET AKTORJA SHQIPTARE/ Hajdutët i hyjnë në banesë dhe i marrin bizhuteritë luksoze (FOTO)

SULMOHET AKTORJA SHQIPTARE/ Hajdutët i hyjnë në banesë dhe i marrin bizhuteritë luksoze (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:45 aktorja e njohur shqiptare, Arta Elezaj është sulmuar nga një person i armatosur me qëllim grabitje.

Sipas policisë kosovare, thuhet se personi i armatosur ka hyrë në banesën ku jetonte Elezaj me shoqen e saj në Prishtinë.

Ai ka marrë disa stoli ari dhe dy ora, mirëpo dëmi total ende nuk dihet ende saktësisht. Policia bën të ditur se i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Arta deri më tani nuk ka dal me një prononcim.

Arta Elezaj u bë e njohur përmes serialit ‘O sa mirë’ dhe më pas në ‘Duplex’.