Pas një bisede të gjatë me Kiara Titon, Luiz Ejlli ka biseduar mbrëmë edhe me Olta Gixharin dhe Armaldo Kllogjerin. Ata kanë komentuar lojën e Maestros brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
Luizi i thotë Armaldos nëse e kupton se ku është, pasi në ditën e 70 shpallet ndër të preferuarit Dea Mishel. Këtu ndërhyn Olta, e cila i thotë Maestros se këto ditë është ngritur, pasi ka qenë keq emocionalisht.
Ejlli e pyet nëse është ngritur vetë dhe Kllogjeri shprehet ‘falë banorëve’.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Dita e 70 e preferuar Dea Mishel, ti në nominim, e kupton se ku je?
Armaldo: Pas një jave do ndryshojë raporti.
Olta: Ti je ngritur këto ditë Maesto. Disa ditë ishe shumë keq emoconalisht. Këto ditë je shumë mirë.
Luizi: Je ngritur falë vetes?
Armaldo: Këto janë pyetje pa përgjigje.
Luizi:Ti mendon se ky ndryshim i vogël erdhi vetëm ne sajë të forcave dhe ideve të tua?
Armaldo: Falë banorëve të shtëpisë. Shih se në çfarë pozicioni të vështirë të vendos.
Olta: Po vdes ai të marri merita, ti e di.