PUBLIKOHET KLIPI I SHUMËPRITUR/ Dua Lipa i këndon dashurisë krah Andrea Bocellit (VIDEO) - AlpeGossip
PUBLIKOHET KLIPI I SHUMËPRITUR/ Dua Lipa i këndon dashurisë krah Andrea Bocellit (VIDEO)

PUBLIKOHET KLIPI I SHUMËPRITUR/ Dua Lipa i këndon dashurisë krah Andrea Bocellit (VIDEO)

Ditën e sotme artisti italian ka publikuar në kanalin e tij zyrtar në “Youtube” bashkëpunimin me këngëtaren shqiptare Dua Lipa. Kënga titullohet “If only” dhe dyshja i këndon dashurisë së shkuar të cilën do të donin ta kishin sërish pranë vetes.

Bashkëpunimi është pjesë e albumit më të fundit të Bocellit i cili titullohet “Si”, dhe gjendet në të gjitha platformat muzikore. Vetëm para disa ditësh këngëtari i mirënjohur italian lajmëroi duetin me këngëtaren shqiptare. Bocelli publikoi disa momente nga prapaskenat e xhirimit me Dua Lipën.

Ylli shqiptar është ndjerë mjaft krenare që ka qenë e përzgjedhura e artistit italian dhe e ka shprehur atë në një status në Twitter. “Kënga jonë e bukur tashmë është publikuar. Një nder për të punuar me @andreabocelliofficial për këngën tonë “If Only” që tani gjendet në të gjitha platformat dhe shpresoj t’ju pëlqejë,”- shkruan Dua.