TË VËNË BURRAT NË SIKLET APO I VË TI? Si u përgjigj Ilva Tare para fëmijëve – AlpeGossip
TË VËNË BURRAT NË SIKLET APO I VË TI? Si u përgjigj Ilva Tare para fëmijëve

TË VËNË BURRAT NË SIKLET APO I VË TI? Si u përgjigj Ilva Tare para fëmijëve

Gazetarja e njohur shqiptare, Ilva Tare ishte sot e ftuara speciale e emisionit “Në kurthin e Piter Pan”, ku foli për jetën private dhe atë profesionale para fëmijëve kuriozë.

E pyetur në lidhje me të ftuarit meshkuj në emisionin e saj, Ilva tregoi sesi i përballon emocionet:

“Në studion time kanë ardhur edhe burra e gra edhe ka pasur raste që i kam vënë në siklet. Ka dhe ndonjë rast që më kanë vënë në siklet. Emocionet i lë në shtëpi para se të fillojë emisioni, kur jam në studio jam vetëm gazetare”.

Por çfarë bën Ilva kur bërtet ndonjë nga të ftuarit e saj meshkuj? Kjo ishte një pyetje vërtet e veçantë për njërin nga fëmijët e “Në kurthin e Piter Panit” e formuluar kështu:

“A ke frikë kur bërtasin ato xhaxhat?

“Nuk kam frikë e as ata nuk kanë”, u përgjigj Ilva.

Gazetarja dha dhe një mesazh për t’u sjellë mirë me njerëzit:

“Duhet të sillemi si të rritur edhe kur ata sillen si fëmijë, duhet të sillemi mirë edhe me ata që sillen keq, se është shumë njerëzore, sepse kjo është e vetmja fuqi që ka njeriu në këtë botë”.

87654321  -+