S’e futën në logon e festës së Pavarësisë, REVOLTOHET nëna e Era Istrefit – AlpeGossip
S’e futën në logon e festës së Pavarësisë, REVOLTOHET nëna e Era Istrefit

S’e futën në logon e festës së Pavarësisë, REVOLTOHET nëna e Era Istrefit

Me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, një ndër sloganet që ka rënë më shumë në sy dhe që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, ka qenë ai që i dedikohej vajzave nga Kosova që kanë arritur sukses përtej kufijve të vendit të tyre. “Bac, çikat na e zbardhën ftyrën!”-është slogani i shumëpërfolur, në logon e së cilit shihet RitaOra, Dua Lipa dhe Majlinda Kelmendi.

Por përjashtimi i artistes Era Istrefi nga logoja duket se nuk është pritur mirë nga familjarët e këngëtares, e veçanërisht nëna e saj, Syzana.

Në një prononcim për “Gazeta Express”, nëna e Erës është shprehur se e bija është vlerësuar në të gjithë botën dhe se suksesi i saj është i pakrahasueshëm me të të Ritës dhe Duas pikërisht për faktin se Era vinte nga një vend i vogël si Kosova.

“Njerëz shumë më të mençur se ata që e kanë dizajnu/ shkru edhe se unë, e kanë shti Erën në listën e personave më të suksesshëm shqiptar, e ata që nuk e kanë shti hiç nuk është problem. Jeta është e gjatë. Suksesi i Erës është i pakrahasueshëm edhe me të Ritës edhe me të Duas. Pse është i pakrahasueshëm sepse e dimë të gjithë. Prej një vendi të vogël një sukses që e ka arrit Era, deri sot nuk e ka arrit asnjë artist, asnjë artist i filmit as muzikës popullore, as pop, ama bash kërkush. Dua dhe Rita kanë arritur shumë po prej një vendi që është njëri prej vendeve ma me perspektivë dhe ma të zhvillum në botë. Unë jam ajo nana më krenare në botë që asnjë nanë nuk e ka përjetu suksesin e fëmiut të vetë si unë.”-është shprehur nëna e këngëtares.

Sakaq, autorët e logos së shumëpërfolur janë shprehur se Era nuk është pjesë e saj sepse ata kanë gjykuar që përsa i përket muzikës, Era nuk është e të njëjtit kalibër si Dua dhe Rita.