NË JANAR U BË BABA/ Këngëtari shqiptar publikon foton e adhurueshme me binjakët – AlpeGossip
NË JANAR U BË BABA/ Këngëtari shqiptar publikon foton e adhurueshme me binjakët

NË JANAR U BË BABA/ Këngëtari shqiptar publikon foton e adhurueshme me binjakët

Më 16 janar, këngëtari shqiptar Albatrit Muqiqi dhe bashkëshortja e tij Egzona, u bënë prindër për herë të dytë.

Ata janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Amelia, ndërsa 4 muaj më parë u gëzuan jo me një por me dy bebushë.

Duke qenë se nesër festojnë 4-mujorin, këngëtari shqiptar ka realizuar një fotosesion të adhurueshëm me fëmijët dhe bashkëshorten.

View this post on Instagram

Eraldi 💙 Elia ❤️ #love #twins 🧿

A post shared by A L B A T R I T M U Q I Q I (@albatritmuqiqi) on

Por fotoja më e veçantë është ajo e Albatritit me dy binjakët, djalin dhe vajzën të cilët tashmë janë rritur dhe mund të njihen.

Dy binjakët quhen Eraldi dhe Elia dhe duket si dy engjëj në krahët e babi Albatritit.

Nuk mungon edhe fotoja me vajzën e tyre të madhe, Amelia e cila një javë më parë mbushi 2 vjeç.

“Kush ka vajza botën ka”, shprehet këngëtari në postimin e tij dedikuar të bijës.

Epo jemi plotësisht dakord!