Tani prezanton “Top Arena”, shihni si e magjepsi Fjoralba Ponari vite më parë jurinë e “The Voice” gjatë audicionit – AlpeGossip
Tani prezanton “Top Arena”, shihni si e magjepsi Fjoralba Ponari vite më parë jurinë e “The Voice” gjatë audicionit

Tani prezanton “Top Arena”, shihni si e magjepsi Fjoralba Ponari vite më parë jurinë e “The Voice” gjatë audicionit

Gjatë gjithë muajit qershor prezantuesja Fjoralba Ponari do të na shqërojë çdo ditë me emisionin “Top Arena” dedikuar kampionatit botëror, krah Edi Manushit. Fjoralba është dentistja në profesion, e cila dy vite më parë konkurroi si këngëtare dhe tani shfaqet në rolin e prezantueses. Në thelb mund thuhet se 23-vjeçarja ka ndjekur rrugën e duhur për t’u bërë pjesë e telvizionit.

Por ju kujtohet sesi në atë kohë 21-vjeçarja e magjepsi jurinë e “The Voice”?

Me kaçurrelat e saj karakteristike dhe zërin e vëçantë, Ponari u prezantua me një material të këngëtares Katy Perry duke bërë që të katërt anëtarët e jurisë të kthenin karriget. Ishte pikërisht këngëtarja Jonida Maliqi fillimisht, e më pas anëtarët e tjerë të jurisë të cilët krahas vokalit, e komplimentuan Fjoralbën për pamjen e saj.

Ndërkohë tani, dy vite më vonë bukuroshja ka lënë disi mënjanë muzikën dhe kaçurrelat e saj, për të ardhur me një imazh të ri. Ku i dihet pas shumë vitesh mund të kemi një prezantuese dhe këngëtare që pasdite shkon tek pacientët në klinikën e saj dentare.