E BIJA FESTON DITËLINDJEN/ Rezarta Shkurta na emocionon me fjalët: Faleminderit bebja jonë… – AlpeGossip
E BIJA FESTON DITËLINDJEN/ Rezarta Shkurta na emocionon me fjalët: Faleminderit bebja jonë…

E BIJA FESTON DITËLINDJEN/ Rezarta Shkurta na emocionon me fjalët: Faleminderit bebja jonë…

Rezarta Shkurta është një personazh që edhe pse prej kohësh i ka munguar muzikës dhe ekranit shqiptar, ajo di gjithmonë si të tërheqë vëmendje dhe të jetë në sytë e publikut. Rezarta numëron shumë ndjekës në Instagramin e saj nga ku poston foto të punës së saj dhe rrallëherë bën postime personale.

Ditën e sotme ajo ka postuar disa video ku uron vogëlushen e saj Hera sepse ajo feston ditëlindjen. Rezarta ka gjetur rastin ti bëjë asaj një dedikim tepër emocionues sigurisht të shoqëruara nga disa video që tregojnë marrëdhënien e ngushtë që këngëtarja ka me të bijën.

Për më tepër Rezarta ka shkruar: Faleminderit bebja jonë që na mësove dashurinë më të madhe në botë… Të duam në pafundësi Mami dhe Babi. /AlpeGossip.al