7 gabimet që nuk ju lejojnë të digjni peshë shpejt – AlpeGossip
7 gabimet që nuk ju lejojnë të digjni peshë shpejt

7 gabimet që nuk ju lejojnë të digjni peshë shpejt

Pa marrë parasysh se çfarë bëni, pa marrë parasysh sesa fort stërviteni, ju ende nuk jeni në gjendje për të humbur atë yndyrë kokëfortë. Më besoni, nuk jeni vetëm në këtë rrugë të vështirë. Miliona njerëz përpiqen me çdo mënyrë për të humbur peshë dhe dështojnë.

Prandaj  ne ju rendisim shkurtimisht 7 gabimet e zakonshme që bëni dhe që rrjedhimisht ju pengojnë të digjni kilet e tepërta.

Duhet të filloni të ndryshoni rutinën tuaj sa më parë!

Ju mendoni se të gjitha kaloritë e ushqimeve janë njësoj! 
Jo të gjitha kaloritë janë të barabarta. Ngrënia e 100 kalorive të perimeve nuk është e njëjtë me 100 kalori të akullores dhe nuk do të kenë të njëjtin efekt në trup. Në lidhje me humbjen e peshës, është thelbësore të konsideroni sa insulinë lëshohet nga trupi në bazë të llojit të kalorive që ne po marrim.

Nuk përqendroheni sa duhet në masën e trupit 
Nëse po shkurtoni kaloritë dhe vazhdimisht bëni kardio, por yndyrnat tuaja ende nuk po japin rezultat duhet të përqendroheni tek masa e trupit duke zgjuar metabolizmin përmes hormoneve.

Ju besoni se të hani më shumë vakte gjatë ditës do t’ju ndihmojë të humbni peshën dhe të digjni dhjamin
Ka një dietë të veçantë të quajtur agjërimi dhe është një mënyrë e mahnitshme për të djegur dhjamin. Agjërimi gjithashtu ul nivelet e insulinës më shumë se metodat e tjera dietike.

Pra në vend që të kesh pak ushqime prej 400 kalorish në ditë, është më mirë të kesh një vakt me 1.600 kalori në fund të ditës.

Ju besoni se duke bërë shumë kardio është e vetmja mënyrë për të humbur kilet

Meqenëse ushtrimi kardio nuk është aq interesant sa ushtrimet e tjera, njerëzit mendojnë se kjo është mënyra e vetme për të humbur peshë. Lajmi i mirë është se ka mënyra të tjera për të djegur dhjamin pa pasur nevojë të shpenzojnë orë të gjata rutinë. Instruktori mund t’ju ndihmojë për këtë.

Ju besoni tek pilulat magjike që ju dobësojnë
Këshilla jonë është që të qëndroni larg nga pilula si kjo dhe në vend të kësaj të zgjidhni mënyra të shendetsjme për tu dobësuar.

Nuk flini gjumë mjaftueshëm 
Për një gjumë të shëndoshë, provoni të shkoni në shtrat pak më herët se zakonisht dhe flini për të paktën 7-8 orë.

Jeni i/e stresuar 
Stresi rrit prodhimin e kortizolit, i cili rrit dëshirat për ushqime me sheqer që sigurojnë energji të çastit dhe kënaqësi. Kur nivelet e kortizolit tonë mbeten të larta për një kohë të gjatë, mund të rrisë sasinë e yndyrës në bark.